Një atentat ka ndodhur sonte në një pikë lloto sporti në Sarandë.
Persona të armatosur me një armë pa zhurmë qëlluan ndaj Rudin Haxhiajt 39 vjec, në lagjen nr 1 të qyteti jo shumë larg prokurorisë.
Atentati kishte synim sic duket kërcënimin apo paralajmërimin pasi nuk pati dëme në njerëz edhe pse lloto sporti ishte e mbushur me klientë qe ndiqnin ndeshjen.
Ky është atentati i 8 ndaj biznesmenit Rudin Haxhiaj.












