Drejtori i Përgjithshëm i Bordit të Kullimit për rajonin Korçë, Elbasan, Berat, është një person i dënuar më parë nga Gjykata për falsifikim vulash e dokumentesh.
Denoncimi e ka bërë sot LSI-ja, përmes deputetit Endrit Braimllari, ku krahas vendimit e kryeministrit Rama për emërimin e Nexhip Merollit, ka publikuar edhe vendimin e gjykatës për dënimin e këtij personi.
Postimi i Endrit Braimllarit
Edi Rama emëron Drejtorin e Përgjithshëm të Bordit të Kullimit për rajonin Korçë, Elbasan, Berat shtetasin e dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, Nexhip Merolli. Kryeministri i Drogës riciklon të dënuarit në poste kyçe në administratën publike. Bashkëngjitur gjeni vendimin e Gjykatës dhe urdhrin e emërimit. Kjo është Rilindja e paligjshmërisë!















