Një person u gjet i vdekur sot në shtëpinë ku banonte në Tiranë. Ngjarja e rëndë u regjistrua në zonë e Astirit ku një 37 vjecar gjendej i pajetë në shtëpi. Policia hapi me forcë derën dhe gjeti viktimën lakuriq ne banjon e apartamentit.
Dyshimi i parë i policisë është se vdekja ka qenë aksidentale. Burri mund të ketë rrëshqitur dhe për pasojë ka humbur jetën nga goditja. Sakaq, forcave të zjarrfikëses u është dashur të hapin me forcë derën e shtëpisë së viktimës. Ndërkohë, policia po heton rreth zbardhjes së plot të ngjarjes.












