Tri makina u përplasën sot në periferi të Elbasanit në rrugën hyrëse në qytet që vjen nga Metalurgjiku. Të paktën një person ka mbetur i plagosur dhe po merr mjekimin në spital. Bëhet fjaël për një vajzë 26 vjece nga Elbasani e cila ëhstë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 28.01.2018 në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji janë përplasur tre automjete.
Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesja e mjetit me targa AA 132 SK, shtetasja M.H., 26 vjeçe banuese në Elbasan, e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.













