Policia e Sarandës sekuestron 15 kallëpe tritoli me peshë 400 gramë secili, gjithsej 6 kilogramë.
Kallëpet e tritolit u gjetën të fshehura në dy qese plastike midis disa shkurreve në vendin e quajtur ”Rruga e Kasolles”, në lagjen Nr. 4, Sarandë.
Mësohet se policia kishte informacione të siguruara nga burime kofidenciale. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.












