Dje, në lagjen nr. 14 në Korçë, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit ku banonte shtetasi S. K., 88 vjeç.
Ai është transportuar në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku më pas ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për “Ngjarje aksidentale”.













