Një aksident rrugor i ka marrë jetën një kalimtareje mëngjesin e sotëm. Policia e Shkodrës njofton se rreth orës 06.30 në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe, ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar se shtetasi Bashkim Xhafa, 40 vjeç, banues në Shkodër, duke drejtuar mjetin tip “Skoda” me targë AA 664 JJ, ka aksidentuar me vdekje një shtetase akoma të paidentifikuar rreth moshës 55 vjeçe.












