Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka zhvilluar sot një takim me Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, në zyrën e këtij të fundit. Takimi vjen pas deklaratave dhe akuzave të ndërsjellat mes ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlad Lu dhe Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Dje, Llalla zhvilloi një takim dhe me Presidentin Bujar Nishani.
Ambasadori Donald Lu sulmoi hapur dje prokurorin Adriatik Llalla, sepse sipas tij, ka qenë kundër reformës në drejtësi. Me një mesazh të qartë, Lu pohoi se gjatë procedurës së hedhjes së shortit për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, (KED) Llalla solli vetëm 3 propozime, duke dhunuar sipas tij Kushtetutën, në një kohë kur duhet të sillte një listë me disa emra, të cilët më pas do të përzgjidheshin.
I ashpër ishte dhe reagimi i Prokurorit të Përgjithshëm, në lidhje me këto akuzat, duke i ka cilësuar aspak diplomatike sulmet e Donald Lu, si dhe të përsëritura. Sipas Llallës, ambasadori ka bërë shantazhe dhe presione ndaj këtij institucioni. Kryeprokurori akuzat në drejtim të ambasadorit Lu i vazhdoj edhe dje gjatë mbrëmjes.











