Ka filluar në ambientet e Presidencës, mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e thirrur nga kreu i Shtetit Bujar Nishani, pas kërkesës së Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, për çështjen e mosarrestimit të Klemend Balilit.
Në këtë mbledhje mungon kryeministri Edi Rama.
Një ditë më parë, Rama kishte kërkuar që në mbledhje të përfaqësohej nga zëvendësi i tij, Niko Peleshi. Kjo kërkesë u refuzua nga Presidenti i republikës, Bujar Nishani.











