• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE & EMRA/ Ndihmuan trafikantët e drogës, si u futën në kurth dy drejtuesit e Policisë

admin by admin
3 February, 2017
in Kronika
0
DETAJE & EMRA/ Ndihmuan trafikantët e drogës, si u futën në kurth dy drejtuesit e Policisë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy zyrtarë të lartë të Policisë së Vlorës e Tepelenës u arrestuan pasditen dhe mbrëmjen e djeshme me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda.
Në pranga mësohet se ka rënë shefi i Rendit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, Haki Hasanbega.
Ky zyrtar, sipas Prokurorisë, është person i dyshuar për favorizim të kultivimit të lëndëve narkotike në zonën e Vlorës, raporton “Panorama”.
Burimet nga organi i akuzës kanë thënë se “hetimi për zyrtarin e Policisë ka nisur në vijim të zbulimit të sasisë gjigante të lëndës narkotike në Vlorë”.
Hetimi për këtë rast ka nisur në tetor të vitit 2016, pas zbulimit të një sasie të madhe kanabisi të korrur dhe sipërfaqeve të konsiderueshme të kanabisit që u goditën ende pa u korrur, si pasojë e një hetimi të kryer nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Sasia e drogës së kapur në këtë rast ishte aq e madhe, saqë pati probleme me evidentimin e peshës reale dhe ky ishte një proces që zgjati disa kohë, edhe pse fillimisht u pretendua se ishin kapur 23 tonë kanabis.
Mbrëmë, pak para mesnatës, në të njëjtin operacion nga Krimet e Rënda, është arrestuar edhe Gani Abazi, shef i specialistëve të zonave në Komisariatin e Policisë Tepelenë.
“Arrestimi është kryer në të njëjtin operacion me urdhër nga Prokuroria për Krime të Rënda, pasi zyrtari i Policisë ka rezultuar se dekonspironte aksionet dhe dyshohet se përfitonte pagesa nga shtetasit që kultivonin lëndë narkotike”, thanë burimet zyrtare.

Hetimi
Në datën 4 tetor 2016, në orën 23:30, në fshatin Vranisht, në 3 parcela, janë gjetur të mbjella dhe u asgjësuan 3250 bimë narkotike të llojit kanabis sativa, 900 bimë narkotike në proces tharjeje në dy kapanone, 16.009 kg me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa dhe 1 armë zjarri “AK-47”, model 56.
Po kështu, në atë datë, pak para mesnatës, në fshatin Treblovë, në 3 parcela, u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 1220 bimë narkotike të llojit kanabis sativa, 820 bimë narkotike të llojit kanabis sativa në proces tharjeje në 4 kapanone dhe 7002 kg, 1 automatik “AK-47”, 1 pushkë model 56 dhe një sasi fishekësh.
Gjatë këtij aksioni, Prokuroria krijoi dyshimet se efektiva të Policisë ishin përfshirë në këtë veprimtari kriminale në formën e bashkëpunimit dhe të tolerimit. “Nga hetimet u konstatua se parcelat ishin të pozicionuara në një mënyrë të tillë dhe ndodheshin në një zonë që ishte patrulluar më herët nga Policia”, thanë burimet e Prokurorisë.

Superoperacioni
Gjashtë persona ranë në tetor të vitit të kaluar gjatë superaksionit antidrogë të ndërmarrë nga policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë dhe FNSH-në e Fierit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatrat Vezhdanisht dhe Treblovë (afro 2 orë larg zonave të banuara), janë gjetur dhe sekuestruar në gjashtë kasolle plot 2.000 rrënjë kanabis sativa në proces tharjeje si dhe 5.250 bimë të mbjella në një parcelë, ende e pakorrur.
Parcelat i perkisnin Renaldo Avdulit, agjent i Antikrimit Ekonomik, qe kishte edhe lidhje me Hasabegajn e arrestuar sot.
Punonjësi i policisë informonte dhe garantonte kultivuesit e kanabisit se parcelat e tyre nuk do të prekeshin nga policia.
Në këtë veprimtari kriminale sipas prokurorisë janë të përfshirë shefi i Rendit, Haki Hasabegaj, agjenti i policisë Renaldo Avduli, Taulant Haxhiraj “Memi”, nipi i tij 18-vjeçar Xhovalin Bocaj, Shkëlqim Koçiaj “Çimi”, Arjan Hasanaj, Klajdi Imeri, Albert Aliaj, një person me emrin “Reshat”, nipi i tij “Xhoi”.

Biseda Haxhiraj – Avduli, 21 korrik

Nga përgjimet e kryera në datën 21 korrik 2016,Taulant Haxhiraj, komunikon me agjentin e policisë Renaldo Avduli, duke i transmetuar atij shqetësimin për të shtëna të dëgjuara pranë vendit ku qëndronte, e nënkuptuar parcela me lëndë narkotike.
Agjenti i policisë Renaldo, e qetëson duke i thënë se të shtënat nuk ishin nga ana e punonjësve të policisë pasi, pak momente me parë, ai kishte qënë me ta, duke pire kafe.


Haxhiraj: Ç’a bëhet këtej, bam-bum, kanë qysh qëpare,do pyesësh njëherë se e kam fikur atë telefonin.
Polici: Ç’ar po qëllojnë?
Haxhiraj: Eeee.
Polici: Për ku mo vlla, për ku, lart eee?
Haxhiraj: Vajta qysh parë ktu edhe dëgjoj bam-bum, si luftë o vlla.
Polici: Nuk janë nga tanët,mo vlla, nuk janë se isha qëparë me ta o vlla, kam qënë në kafe qepare….
Polici: S’ke nga të mijtë aty, të keqen.
Haxhiraj: S’ka nga të tutë? Kushdo që të vijë… të ik pastaj. Polici: Nuk ka more zotëri fare në botë.
Haxhiraj: Epo në rregull. Të sigurohem, prandaj të them se mund të jetë ndonjë këshu..:
Haxhiraj: O vlla, pse do tallem unë…bëjmë shaka bëjm shaka, po kto gjëra janë me zarar.
Polici: O ti thuaji atyre mos bëni zhurmë…mos bëni zhurmë, asnjëri, thuaju edhe atyre…. Nejse nuk dua zhurmë aty tani se kuptohet e dëgjohet e kupton s’dua zhurmë, asnjë.

Biseda Haxhiraj – Avduli, 22 korrik


Haxhiraj: Po se vajti vone, vajti me 300 për kokë të fëmijëve,do vej akoma, të paktën t’a mbyll tani se aq ka vajt, më tha edhe Ani mua, 300 lekë, 300 euro e ke parasysh ku e kam.
Polici: Ke ardhur poshtë apo je lart?
Haxhiraj: Kam ardhur…
Polici: Ç’a tha Ani, kur i mbyll Ani ato?
Haxhiraj: Po Ani, mendoj edhe dy javë.
Polici: Ok, kur do vesh lart….
Haxhiraj: Unë pasnesër po, po erdhën ata nesër,do vete dhe nesër, ti heq qafe edhe,eee ok, ik nesër merr 25 atje.
Polici: Ok…

Biseda Haxhiraj – Avduli, 24 korrik

Taulant Haxhiraj komunikoi me një person dhe nga përmbajtja e bisedës,nënkuptohet se flasin për shitje lëndësh narkotike.


Haxhiraj: Ka ardh ai në Panaja
+457: Ooo duan ashtu ata?
Haxhiraj: Po, tha jam këtu, unë i thash hajde ktu o vlla që të takoj…Po hajde këtu që të flasim. O vlla hajde këtu që të marrësh makinën i thashë, po jo,hajde këtu të flasësh njëhere.
+457: Po ik o ik ndaji gjërat..
Haxhiraj: Çdo ndaj gjërat hajde ik se do iki jashtë shtetit i them unë, do iki në Itali.
+457: Po mirë o shumë mirë i the.
Haxhiraj: Ai tjetri me tha, ik hiqe qafe e kupton?

Taulant Haxhiraj komunikon me Renaldo Avdulin


Haxhiraj: Po hiç mo, erdhën ata, po përcjell një çikë ata.
Polici: Mbaruat me ata?
Haxhiraj: Po mbarova, gërr-vërr, jo kështu po jo ashtu.
Polici: Pse?
Haxhiraj: Po nuk tërheq fare makina, po ça është kjo këshu po kjo ashtu.
Polici: Po mirë mo kthejë pas mos e çaj…
Haxhiraj: Po jo mo e morën ata, po i përcjell, po duhet të mbaroj me punën shpejt edhe me ato.
Polici: Me kë të keqen?
Haxhiraj: Me atë, e ke parasysh tek shalqiri, që kishte shalqi.
Polici: Eee…
Haxhiraj: Duhet ta mbarojmë punën shpejt, nuk duron, nuk duhet të rrijë.
Polici: Ouuu….
Haxhiraj: Eeee…
Polici: Pse, ça fillon e prishet kështu.
Haxhiraj: Po, po..ndryshon, e pash e pash që atje që ka ndryshuar. Hajd se flasim kur të vij vetë të rri këtej nga qyteti afër…
…
Polici: S’e harrova fare unë, po për lekët ju the atyre ti?
Haxhiraj: I thashë i thashë.
Polici: Çar thoshin?
Haxhiraj: Ja se po pres një shok që të vijë nga andej.
Polici: Po për kur bëhej fjalë, për sot a kur?
Haxhiraj: Po jo ore, ka ik një shok në Greqi. Hajd se të sqaroj kur të vij o vlla.

Në 25 korrik 2016 Taulant Haxhiraj, bisedon me një person tjetër dhe sipas bisedës flasin për sasira të mëdha lëndësh narkotike, të mundshme për t’u trafikuar jashtë territorit shqiptar.


+457: Siç duket s’kanë ku ta çojnë atë edhe e duan në një kohë.
Haxhiraj: Po le ta sjellin, presim në dhjetor, janar.
+457: Ka shumë këtej. Mbaje, masën…
Haxhiraj: Eeee.
+457: Mbase e çojmë andej të gjithë i q… motrën, ik se jemi dhe në telefon po ik…

Previous Post

Familja e historianit të vrarë mesazh për Marian Levantin: Kush ka vrarë të vritet!

Next Post

KONSPIRACION/ Dorëheqja e Papa Benediktit XVI, komplot i Barack Obamës dhe George Soros?!

admin

admin

Next Post
KONSPIRACION/ Dorëheqja e Papa Benediktit XVI, komplot i Barack Obamës dhe George Soros?!

KONSPIRACION/ Dorëheqja e Papa Benediktit XVI, komplot i Barack Obamës dhe George Soros?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.