Një lëvizje e papritur është bërë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në lidhje me hetimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit. Krimet e Rënda kanë zgjatur edhe me 3 muaj hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm.
Saimir Tahiri hetohet si i dyshuar për lidhjet me të akuzuarit Habilaj për narkotrafikut.
Disa ditë më parë Partia Demokratike depozitoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda një provë të re, e cila fakton bashkëpunimin mes Saimir Tahirit dhe bandës së Habilajve. Sipas PD, bëhet fjalë për policën e sigurimit të makinës tip “Audi” e cila figuron me dy emra përdorues njëri prej tyre Saimir Tahiri dhe tjetri Artan Habilaj












