Një makinë e tipit Benz është përfshirë nga flakët ditën e sotme në qytetin e Vlorës.
Nuk dihen ende shkaqet e djegies së automjetit, nderkohë që policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.
Mjeti është djegur në pjesën e përparme, ndërkohë që kanë qenë zjarrfikësit ata që kanë neutralizuar flakët.











