• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Hiq dorë nga Facebooku, ose nga unë!”, burri i përgjigjet live gruas në emision

droni by droni
22 January, 2018
in Kronika, Kryesore, Roze
0
“Hiq dorë nga Facebooku, ose nga unë!”, burri i përgjigjet live gruas në emision
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ylsida ka ardhur në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, te “E diela shqiptare”, për t’i dhënë një mesazh bashkëshortit të saj. Ajo rrëfen se jeta e saj ka qenë shumë e vështirë para se të njihte Ledjanin, i cili i dha shumë ngrohtësi asaj dhe djalit të vogël të Ylsidës, Mateos. Ajo shprehet se është shumë e lumtur me Ledjanin mirëpo Ylsidën e shqetëson pak fakti që ai komunikon me femra të ndryshme në Facebook ndonëse ai thotë se e bën këtë gjë vetëm për të kaluar kohën. Për këtë arsye ajo ka vendosur t’i kërkojë publikisht Ledjanit që të reduktojë kohën që ai shpenzon në internet në mënyrë që Ylsida të mos ketë arsye të ndihet xheloze.

Ylsida:  Që në moshën 18 vjeç, kam qenë e martuar në Berat, atje jeta ishte shumë e vështirë, jetonim me prindërit e tij në fillim. Ai luante bixhoz dhe çdo lek shkonte për të luajtur ai. Arritëm u ndamë në shpi me qira dhe atje u bë akoma më keq situata jonë, derisa arritëm në një pikë që më mbanin prindërit e mi, me të ngrënë me çdo gjë që ishte e nevojshme për djalin, derisa një ditë u shkëputëm dhe shkova të jetoja me prindërit e mi prej 5 viteve. Mateon e kisha 1 vjeç.

Ardit Gjebrea: U divorcove me bashkëshortin?

Ylsida: Po po, u divorcova dhe pse djalin nuk e ka takuar asnjëherë, nuk e njeh fare. Kur jemi takuar me Ledjanin, djali im e njohu për baba, i thirri që me herën e parë, “babi”.

Ardit Gjebrea: Është bashkëshorti aktual Ledjani?

Ylsida: Po dhe në momentin që jemi njohur me Ledjanin, s’e ka pasur problem fare për djalin. E kemi marrë që herën e parë në shtëpinë e tij…

Arditi Gjebrea: Si u njohe me Ledjanin?

Ylsida: Ai është shumë i dhënë pas Facebook-ut, e përdor shumë atë, por nuk është se jemi njohur në Facebook. Na prezantuan disa njerëzit tanë, ramë dakord dhe shkova jetova te shtëpia e Ledjanit. Kemi edhe babanë e Ledjanit në shtëpinë tonë, dhe bashkë me gjithë djalin tim. Djalin atje e pritën shumë ngrohtë, si nga vjehrri, edhe nga burri, djali është pritur shumë shumë mirë.

 

Ardit Gjebrea: Pra edhe marrëdhënia që keni sot është një marrëdhënie e shkëlqyer?

Ylsida: Po po, me djalin po. Por tani unë jam xheloze, jo se jam pa fakte jam me fakte. Jam xheloze.

Ardit Gjebrea: Edhe nga natyra?

Ylsida: Po jam. Sepse unë them nëse ti vendos të krijosh jetën me dikë, mos shko më tej, mos shiko më tej. U vendosa me ty, ti me mua dhe kaq. Por është shumë i dhënë pas Facebook-ut, edhe pse që në fillim që jemi njohur bashkë, i kam thënë adresën tënde do ta kem unë, adresën time do ta kesh ti. Dhe jemi të përbashkët.

Ardit Gjebrea: Adresa e Facebook-ut është personale, pse duhet ta kesh ti? Facebook-u është personal.

Ylsida: Facebook-u është personal? Personal është ai, por brenda çfarë nuk ka ai.

Ardit Gjebrea: Çfarë ka brenda?

Ylsida: Çfarë nuk sheh brenda!

Ardit Gjebrea: Ti çfarë ke zbuluar?

Ylsida: Po është tip shumë ngacmues Ledjani. Dhe ngacmon shumë.  Adresat që ai ka me emrin e tij dhe që m’i ka dhënë mua, ato ia kontrolloj çdo ditë unë. Por ka adresë tjetër që unë nuk ia gjej dot atë paswordin që t’ia kontrolloj çdo ditë që dua unë.

Ardit Gjebrea: Domethënë ka edhe adresa të tjera?

Ylsida: Po normale që ka.

Ardit Gjebrea: Sa mund të ketë ai për shembul??

Ylsida: Po që në fillim që jemi njohur bashkë, ai kishte dy. Po edhe një a dy të tjera, që nuk i di unë, duhet të jenë.

Arditi Gjebrea: Po ty nga të erdhi dyshimi?

Ylsida: Po e shihja se e përdorte telefonin fshehurazi ai. Lozte me të, kur vija unë, e fshihte ai. Çfarë bëre i thoja, “hiç asgjë” më përgjigjej. Edhe unë nuk e jepja veten, derisa erdhi një ditë që ia gjeta atë Facebook-un dhe ç’të shihje…

Arditi: Hë më thuaj?si

Ylsida: Plot me të cilat fliste. Thashë është tip shumë ngacmues…

Ardit Gjebrea: Po çfarë ju thoshte?

Ylsida: Po çfarë i thoshte, për çfarë mund të bisedojnë një mashkull dhe një femër në Facebook?

Arditi Gjebrea: Si je, si shkon?

Ylsida: Si je, si shkon, shpirt, zemër, ka edhe nga këto.

Ardit Gjebrea: Oooo, edhe shpirt edhe zemër? Edhe të “hongsha synin”?

Ylsida: Po edhe nga këto…

Ardit Gjebrea: Edhe ti, ia plase apo ia ruajte t’ia thuash sot?

Ylsida: Jo ia kam plasur unë atij, ia kam plasur kush e di sa herë unë atij…

Ardit Gjebrea: E ka pranuar?

Ylsida: E ka pranuar, më thoshte janë thjeshtë për të kaluar kohën jo se ka ndonjë gjë. Shtyj kohën kur jam në punë, kohën e lirë…

Ardit Gjebrea: Tani përtej shakave, kjo histori ka ndikuar ndopak në marrëdhënien tuaj?

Ylsida: Kohët e fundit po.

Ardit Gjebrea: Ti ke biseduar vetëm me të apo edhe me ndonjë anëtar tjetër të familjes?

Ylsida: Babai i tij, di çdo gjë.

Ardit Gjebrea: Ia ke thënë ti vjehrrit?

Ylsida: Vjehrri e ka marrë vetë vesh por edhe nga ne, se po të jesh në një shpi, do merret vesh çdo gjë…ai i di dhe falë Zotit atë e kam në krahun tim.

Ardit Gjebrea: Përse e ke thirrur sot Ledjanin?

Ylsida: E kam thirrur që t’i them të heqë dorë nga Facebook-u, nga celulari ose të heqë dorë nga unë. Ai do zgjedhë vetë, kush është më e mirë për atë, interneti apo familja.

Ardit Gjebrea: Cili është motivi që të shtyu që ta bësh këtë gjë këtu?

Ylsida: Po sepse në familje e kemi bërë kush e di sa herë, dhe thotë jo nuk do e bëj më dhe përsëritet prapë. Dhe t’i hapin sytë mirë ato femrat me të cilat ai flet…

Drejtuesi i emisionit Ardit Gjebrea i propozon Ylsidës që Ledjanit t’i bëjnë një lojë. Ai tha se kishte bindur një nga zonjat e publikut që të hiqej si një nga femrat  me të cilat bashkëshorti i Ylsidës flet në Facebook.

Ndërkohë Gjebrea e pyet se çfarë duhet të ketë parasysh zonja për Ledjanin kur të flasë, Ylsida përgjigjet: Thuaji kemi folur bashkë në Facebook, edhe do flasë vetë pastaj ai…se s’dihet me sa persona ka folë dhe mbase do të na dalë diçka tjetër…

Stafi i “E diela shqiptare”, udhëtoi për në vendbanimin e Ledjanit dhe e kontaktuan atë te vendi i tij i punës. Ai e pranoi ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty”, dhe pyetjes së Arditit “Përse ke ardhur sot këtu? “, Ledjani iu përgjigj me humor: Nuk kam ardhur vetë, më kanë sjellë të tjerët”.

Në ekranin e murit ndarës më pas shfaqet Zana, zonja nga publiku, së cilës i është kërkuar  të luajtur rolin e një prej femrave që Ledjani flet në Facebook.

Ledjani: S’e njoh fare atë unë…

Ardit Gjebrea: Je i sigurt?

Ledjani: Po shumë i sigurt.

Ardit Gjebrea: Nuk e ke parë askund? Po më çudit.

Ledjani: S’e njoh fare.

 

Gjebrea zonjës: Mund të flasësh e dashur.

Zana: Ledi përshëndetje. Unë jam ajo që ti më shkruan në Facebook, gjithmonë. Madje kohët e fundit nuk më ke shkruar më. Nuk e di si, por..

Ledjani: Si të quajnë ty?

Zana: Diana.

Ledjani: Diana kam nusen e vëllait, nuk njoh njeri tjetër me këtë emër. 

Zana: Nuk e di, por ndërkohë që më shkruan mua u shkruan edhe të tjerave. U dërgon mesazhe edhe shoqeve të mia.

Ardit Gjebrea: Çfarë të ka thënë, cila është ajo fjalë që të ka mbetur në mendje?

Zana: Fjalë të bukura, fjalë ëndrrash… ndërkohë që komunikon edhe me të tjera.

Ledjani: Ato janë gjëra  aventuriere. Le që ty  nuk të njoh fare, s’të kam parë asnjëherë e as nuk kam folur me ty.

Ardit Gjebrea: Ti sot zbulove që Ledjani është i martuar, e dije që është i martuar?

Zana: Jo, më ka thënë jam beqar.

Ledjani: Jam i martuar, kam dy çuna. Kam një nuse të mrekullueshme. Edhe nëse kam bërë ndonjë gjë në Facebook, s’ka qenë asgjë serioze.

Ardit Gjebrea: Ti zonjës i ke krijuar idenë që e pëlqen?

Ledjani: Nuk e njoh fare.

Në përfundim të kësaj situate të improvizuar, e cila shkaktoi humor dhe të qeshura në monitor shfaqet edhe Ylsida, ku Gjebrea sqaron për Ledjanin se gjithçka ishte një shaka dhe se zonjën e kishte bindur stafi që të thoshte këto fjalë.

Mesazhi i Ylsidës për bashkëshortin : Tani si do t’ia bëjmë bashkë ne? Do heqësh dorë një herë e mirë, nga Facebook-u, duke qenë se kemi pasur tërë kohën debate?

Ledjani: Ti s’më ke kuptuar asnjëherë mua se kur bëjmë shaka bëjmë shaka, dhe kur është një gjë serioze është serioze. Unë dua të të them që nuk jam i interesuar për asnjë lloj lidhjeje dhe ti je e vetmja femër për mua në këto botë!

Pas shkëmbimit të disa batutave mes bashkëshortëve Gjebrea e përmbyll  duke thënë se gjithçka u tha në studio në fund të ditës ka vetëm një emër :dashurinë dhe fton çiftin të përqafohen./tvklan.al 

Tags: ardit gjebreaylsida
Previous Post

100 MIJË PROTESTUES/Pse u protestua në Bukuresht të shtunën, paralele me ndryshimet në rregulloren e Parlamentit tonë

Next Post

Publikohet përgjimi i 2 politikanëve serbë pas vrasjes së Ivanovicit: Kush e vrau…

droni

droni

Next Post
EMRI & FOTO/ Mitrovicë, vritet para zyrës së tij lideri i serbëve të Kosovës

Publikohet përgjimi i 2 politikanëve serbë pas vrasjes së Ivanovicit: Kush e vrau...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.