Moti do të nisë ndryshim thelbësor që në fillim të javës që vjen. Sipas njoftimeve të parë në veri të vendit kanë nisur reshjet e borës në lartësitë mbi 700 m ndërkohë që ende nuk janë shfaqur probleme në rrugët nacionale apo ato rurale.
Sinoptikanët bëjnë të ditur se ditën e diel temperaturat do të pësojnë ulje me 3 gradë celsius. Madje, në zonat malore temperaturat do të zbresin në -7 gradë celsius, por shumë pranë vlerës zero në ultësirën perëndimore. Temperatura të tilla të ulëta do shtojnë rrezikun që vjen nga akulli në rrugë, prandaj kërkohet kujdes.














