Një 30-vjeçar është arrestuar sot në pikën kufitare të Qafë Botës, pas një kontrolli që i është bërë në automjetin e tij.
Sipas informacioneve 30-vjeçari, por tentonte të kalonte kufirin, por gjatë kontrollit në makinë e tij i janë gjetur 9 pako me rreth 8 kg marijuanë.
Droga është gjetur në mjetin që drejtohej nga Leonsi Imeraj, lindur ne Gjirokastër dhe banues në Hormovë, Tepelenë.












