Presidenti i Federatës së Peshngritjes, Elez Gjoza, ka dhënë dorëheqjen, pas ngjarjes së fundit të ndodhur me peshngritësen Romela Begaj, e cila rezultoi e dopuar. Presidenti i përkohshëm pas largimit të Gjozës do të jetë Gudar Beqiraj.
Lajmin e ka konfirmuar vetë ish-presidenti, për “News 24”. Romela Begaj rezultoi pozitive në Testin A.
“Jam i bindur se Romela është e pastër dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur punën e saj! Edhe nëse do të rezultojë kështu, ne do kërkojmë të kryejmë testin B të antidopingut, sepse jemi të bindur që vajza nuk ka përdorur substanca. Pra, nuk është e vërtetë, është e dyshuar, por jo se ka ndonjë përgjigje zyrtare. Nëse do të jetë nevoja, duke qenë të bindur në pastërtinë e Romelës, do ta çojmë çështjen edhe në gjyq”, deklaronte pak ditë më parë Gjoza.













