Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shprehur dhimbjen për humbjen e poetit, publicistit dhe përkthyesit Dritëro Agolli.
“Dritero Agolli poeti, shkrimtari, kollosi i letrave tona dhe personaliteti i shquar politik u nda nga jeta.
Te dashur miq, sot dielli perendoi pergjithmone per poetin, tregimtarin, romancierin, publicistin, perkthyesin, kollosin e madh te letrave tona, personalitetin e shquar politik te vendit, atdhetarin e flakte Dritero Agolli. Ai vertet nuk eshte me por do jetoje gjate ne veprat e tij. Me ndarjen e tij nga jeta letrat, kultura dhe politika e vendit jane ne dhimbje dhe zi te vertet.
Me kete rast shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta familjes, te afermve, miqve te poetit dhe shkrimtarit tone te madh Dritero Agolli dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i tij te gjeje paqen e merituar!”.
Të dy kanë pasur një njohje të gjatë ndërkohë që pas rrëzimit të komunizmit, Agolli ka qenë në disa raste kritik i ashpër i Berishës.
Megjithatë Berisha e vlerëson atë edhe si politikan.











