Policia Kufitare Vlorë bën të ditur se një person dyshohet se ka rënë dhe është mbytur te vaskat e peshkut, në Karaburun. Sipas Policisë, ai është A. Gj.,53 vjeç, banues në Tiranë
Njoftimi Policisë Kufitare Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 18. 01. 2018, Policia Kufitare Vlorë është njoftuar se në vendin e quajtur “Shën Vasil”, te vaskat e peshkut në Gadishullin e Karaburunit dyshohet se mund të ketë rënë e të jetë mbytur shtetasi A. Gj.,53 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet Policore po vijojnë të kontrollojnë zonën me qëllim gjetjen e trupit.











