• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ROMEO KARA/Dëshmitari i mbrojtur i CEZ rrahu motrën, gjykata mori vendim

admin by admin
4 February, 2017
in Kronika
0
ROMEO KARA/Dëshmitari i mbrojtur i CEZ rrahu motrën, gjykata mori vendim
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dëshmitari më i rëndësishëm i CEZ, Romeo Kara ka marrë një urdhër nga gjykata pak muja më parë që ti qëndrojë larg së motrës.

Ai është urdhëruar t’i qëndrojë së paku 100 metra larg motrës së tij, Eglantina Shtylla, pasi ajo e ka paditur për dhunë ndaj saj.

Në fakt një pjesë e mirë e cështjeve që lidhen me CEZ edhe në gjykatë, edhe në Komsionin Hetimor për privatiizmin e KESH janë të bazuara tek dëshmitë e Karaj.

Kara ka rrahur të motrën në vjeshtën e kaluar duke i shkaktuar asaj hematoma në pjesë të ndryshme të trupit. Konflikti me dhunë fizike, goditje dhe shkelma ka bërë që Policia e Shtetit t’i shoqërojë të dyja palët.

Gjykatësja Kaçe Agolli ka vlerësuar në shtator të vitit të kaluar, se Romeo Kara ka kryer veprën e dhunës në familje dhe paraqet rrezik për jetën e motrës së tij, Eglantina Shtylla.

Romeo Kara është ish-juristi i CEZ-it dhe ish-përfaqësues i shtetit shqiptar në Arbitrazh, i cili mendohet të ketë prova për praktikat korruptive të privatizimit të “CEZ”.

Gazeta shqiptare ka zbardhur vendimin e plotë të gjykatës së Tiranës për urdhrin e mbrojtjes për motrën e Romeo Karas.

VENDIM

NE EMER TE REPUBLIKES

“PER LESHIMIN E URDHRIT TE MBROJTJES”

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e përbërë nga:

Gjyqtare: Kaçe Agolli, asistuar nga sekretare gjyqësore Megi Jaupi, sot më dt.30.09.2016 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore publike, çështjen civile me nr. 12218, akti që i përket:

Paditëse: Eglantina Shtylla, e bija e Dhimitër dhe e Iliries, e dtl.26.08.1969, lindur dhe banuese në Tiranë, arsimi i lartë, e punësuar, me shtetësi shqiptare. Përfaqësuar në gjykim nga av.Haneme Bakia.

I paditur: Romeo Kara, i biri i Dhimitër dhe Iliries, i dtl. 15.07.1969, lindur dhe banues në Tiranë, me shtetësi shqiptare. Përfaqësuar në gjykim me prokuror të posaçme nga av.Edmond Janushi.

Objekti: Lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për paditësen Eglantina Shtylla, ndaj të paditurit Romeo Kara.

Baza ligjore: Ligji 9669 dt.18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Gjykata, pasi dëgjoi shpjegimet e përfaqësueses së paditëses dhe të përfaqësuesit të të paditurit, administroi provat shkresore, dëgjoi pretendimet e fundit të përfaqësueses së paditëses, e cila kërkoi pranimin e kërkesë-padisë dhe të përfaqësuesit të të paditurit, i cili kërkoi rrëzimin e kërkesë-padisë dhe pasi e shqyrtoi në tërësi çështjen.

Vëren

Se paditësja Eglantina Shtylla me padinë drejtuar gjykatës ka kërkuar lëshimin e urdhrit të mbrojtjes ndaj të paditurit Romeo Kara. Përpara shqyrtimit të bazueshmërisë në ligj e në prova të kërkesë-padisë, gjykata merr në shqyrtim juridiksionin dhe kompetencën e saj për shqyrtimin e kësaj çështjeje. Bazuar në nenin 35/3, 36/1 të K.Pr.Civile, gjykata vëren se mosmarrëveshja objekt gjykimi hyn në juridiksionin gjyqësor dhe bazuar në nenin 41 dhe 42 të po këtij Kodi, është në kompetencë lëndore të kësaj gjykate.

Në lidhje me kompetencën tokësore, gjykata vëren se ajo rregullohet nga neni 12 i Ligjit nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Ky nen parashikon se: “1. Organi kompetent për lëshimin e urdhrave mbrojtës në rastin e dhunës në familje është gjykata e rrethit gjyqësor, seksioni familjar”, në kushtet kur palët ndërgjyqëse jetojnë në Qarkun Tiranë, territor nën juridiksionin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjatë hetimit gjyqësor rezultoi se:

Paditësja Eglantina Shtylla dhe i padituri Romeo Kara janë motër e vëlla. Pala e paditur në këtë proces, Romeo Kora ka blerë në datë 05.06.1995 apartamentin, i cili ndodhet në Rr. “Muhamet Gjollesha”, në Tirane dhe që prej kësaj kohe i padituri ka jetuar në këtë apartament me prindërit, gruan dhe dy djemtë e tij.

Pala e paditur, duke qenë djali i vogël i shtëpisë, ka qenë vullneti i të dy prindërve të kalonin jetën së bashku me të në të njëjtin apartament. Pala paditëse, Eglantina Shtylla, është martuar në vitin 1989 dhe që prej kësaj kohe është larguar nga shtëpia, duke jetuar në shtëpinë e saj. Në qershor të vitit 2015, gjatë një vizite të nënës së palëve, të ndjerës Lirie në shtëpinë e vajzës, Eglantina Shtylla, ajo ka rënë duke pësuar një frakturë në këmbë dhe kjo i ka detyruar prindërit të jetojnë në shtëpinë e vajzës së tyre. Gjatë kësaj kohe nuk u ka munguar edhe ndihma e djalit Romeo Kara, i cili gjatë ka qenë në lëvizje pune jashtë vendit.

Prindërit kanë lëshuar testament nr. 3 datë 22.02.2016 për shtëpinë e sipërpërmendur për djalin e tyre, të paditurin Romeo Kara. Në datën 20.08.2016 ndërron jetë babai i palëve dhe paditësja shkon për ngushëllim për babain dhe aty fillon debat me bashkëshorten e vëllait, znj.Majlinda dhe i kërkon të largohet nga shtëpia, pasi ishte shtëpia e saj.

Debati ka vazhduar edhe me bashkëshortin e paditëses dhe të paditurit Romeo Kara, i cili i ka kërkuar bashkëshortit të paditëses të largohet nga shtëpia. Më tej konflikti ka gjeneruar me dhunë fizike, goditje dhe shqelma. Më pas është lajmëruar policia, e cila ka bërë shoqërimin e tyre në Komisariatin e Policisë. Gjatë gjykimit përfaqësuesja e palës paditëse deklaron se paditësja ka hematoma, të cilat i vërteton me vërtetimin e marrë nga Spitali Universitar i Traumës Nr.20644 regj., datë 23.09.2016.

Për sa më sipër paditësja i kërkoi gjykatës zbatimin e nenit 10 të ligjit Nr. 9669 dt. 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”, duke lëshuar urdhrin e mbrojtjes sipas pikave të përcaktuara në kërkesë-padi.

Përfaqësuesja e palës së paditur u shpreh se kërkon rrëzimin e kërkesë-padisë, si të pabazuar në prova dhe në ligj.

Gjykata, në realizimin e hetimit gjyqësor dhe në përcaktimin e rrethit të nevojshëm dhe të mjaftueshëm të provave për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, veproi në përputhje me kërkesat ligjore të përcaktuara në nenin 15/1 të ligjit nr. 9669, dt.18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, i cili parashikon: “Provat që duhet t’i paraqiten gjykatës mund të jenë: dëshmi, raporte të policisë, raport mjekësor, akt-ekspertimi, ekzaminime dhe shpjegime/pohime të palëve, dokumente të tjera të lëshuara nga punonjësit e zyrës së shërbimeve sociale pranë njësive vendore, dokumente të lëshuara nga persona juridikë (OJF), të regjistruara sipas dispozitave në fuqi” dhe neni 15/3, i cili parashikon: “Kur nuk disponon të gjitha provat e parashikuara në pikën 2 të këtij neni, gjykata lëshon me vendim urdhrin e mbrojtjes, bazuar vetëm në përshkrimin e rrethanave dhe fakteve në të cilat është kryer dhuna në familje, duke u bazuar në bindjen e vet”.

Nisur nga këto premisa ligjore, gjykata çmoi të administrojë në cilësinë e provave shkresore. “Proces verbal, datë 27.08.2016 nga Komisariati nr.2, Tiranë. Procesverbal, datë 31.08.2016 nga Komisariati nr.2, Tiranë. Vendim për kryerjen e raportit mjeko-ligjor. Informacion i policisë gjithsej (4 flete). Vërtetim të Spitalit Universitar të Traumës Nr.20644 regj., datë 23.09.2016 etj. Kartelë mjekësore nr. 20644 lëshuar nga Spitali Universitar i Traumës”.

“Dëshmitë e dëshmitarëve”

Gjykata pasi shqyrtoi në tërësi çështjen, bazuar në rrethanat e faktit të pasqyruara nga paditësja në padi dhe në seancën gjyqësore dhe deklarimet e bëra nga paditësja para oficerit të policisë gjyqësore dhe në gjykim vlerëson se jeta e paditëses Eglantina Shtylla është e kërcënuar nga i padituri Romeo Kara, ndaj bazuar në nenet 1,2,3,10,13,14,15,18,19 e vijues të ligjit nr.9669 dt.18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”, kërkesa e saj duhet pranuar duke lëshuar urdhrin e mbrojtjes të parashikuar në nenin 10 të këtij ligji, pasi çmon se ekzistojnë akte të mjaftueshme për të besuar se i padituri Romeo Kara ka kryer vepër të dhunës në familje dhe paraqet rrezik për jetën e Eglantina Shtylla.

Në këto rrethana, gjykata mbështetur në shpjegimet e paditëses dhe në provat shkresore e gjen të drejtë kërkesën e paditëses, të mbështetur në ligj dhe në prova dhe si e tillë çmon se ajo duhet pranuar.

Për këto arsye

Gjykata në mbështetje të nenit 306, e vijues të K.Pr.Civile, Nr. 9669 datë 18.12.2006, neni 10

VENDOSI

Pranimin pjesërisht të kërkesë-padisë.

Lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për paditësen Eglantina Shtylla, ndaj të paditurit Romeo Kara.

Urdhërohet i padituri Romeo Kara të mos kryejë ose të mos kërcënojë se do të kryejë vepër të dhunës në familje ndaj paditëses Eglantina Shtylla.

Urdhërohet i padituri Romeo Kara të mos cenojë, ngacmojë, kontaktojë apo komunikojë drejtpërdrejtë apo tërthorazi me paditësen Eglantina Shtylla.

Urdhërohet i padituri Romeo Kara të mos i afrohet paditëses në një distancë prej 100 (njëqind) metra.

Rrëzimin e kërkesë për kërkimet e tjera.

Shkelja e këtij vendimi përbën vepër penale sipas Nenit 320 të Kodit Penal.

Dy kopje të këtij vendimi i jepen palës paditëse.

Një kopje e këtij vendimi i jepet të paditurit.

Një kopje e këtij vendimi i dërgohet Komisariatit të Policisë nr.2, Tiranë për komunikim.

Një kopje e këtij vendimi i dërgohet Zyrës së Shërbimeve Sociale pranë Njësisë Bashkiake nr.5, Tiranë për komunikim.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit, Tiranë, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e shpalljes.

U shpall në Tiranë, më datë 30.09.2016

Sekretare Megi Jaupi

Gjyqtare Kaçe Agolli

Previous Post

Megjithatë Presidenti Trump merr ilaçe për tri sëmundje, cilat janë

Next Post

Tifozët e Tiranës me lopata dhe kazma në duar. Policia i arreston pas mesnate

admin

admin

Next Post
Tifozët e Tiranës me lopata dhe kazma në duar. Policia i arreston pas mesnate

Tifozët e Tiranës me lopata dhe kazma në duar. Policia i arreston pas mesnate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.