Të dielën në mesditë do i jepet lamtumira poetit dhe shkrimtarit të shquar shqiptar, Dritëro Agolli. Ministria e Kulturës ka bërë të ditur vendimin e marrë nga Komisioni Shtetëror për homazhet e shkrimtarit të mirënjohur, të cilat do të mbahen ditën e nesërme në Pallatin e Kongreseve nga ora 10:30-13:00.
Agolli dha shpirt të premten më 3 shkurt në mesditë në moshën 85-vjeçare. Mijëra njerëz kanë shprehur hidhërimin e tyre përmes rrjeteve sociale për shkrimtarin dhe publicistin e madh. Zyrtarët më të lartë të shtetti shqiptar dhe politikës shprehen hidhërimin etyre për humbjen e Agollit dhe ngushëlluan familjen.
Agolli prej prej gati 20 vitesh luftonte me problemet kronike të mushkërive.












