• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ish-kryeministri rumun me gjyshin nga Shqipëria e dashuri dhe nënshtetësi të re nga Serbia

droni by droni
15 January, 2018
in Opinion, Rajoni
0
Ish-kryeministri rumun me gjyshin nga Shqipëria e dashuri dhe nënshtetësi të re nga Serbia
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Shaban Murati

Nëse dëshironi të mësoni thelbin e politikës që ka ndjekur një kryeministër, një ministër apo një deputet i shteteve ballkanike, mjafton të shikoni se çfarë shtetësia të re merr ai pas lënies së postit. Kjo është zgjidhja e rebusit se çfarë politike dhe qëndrimi ka ndjekur ndaj Kosovës dhe ndaj Shqipërisë ish-kryeministri i Rumanisë, Viktor Ponta, i cili në datën 11 janar 2018 mori shtetësinë e Serbisë.

Ky akt është i habitshëm, sepse nuk ka një përgjigje se për çfarë ia dha Serbia shtetësinë serbe ish-kryeministrit rumun. Viktor Ponta nuk plotëson asnjë nga kushtet dhe kërkesat e ligjit të Serbisë për marrjen e shtetësisë. Viktor Ponta nuk ka jetuar dhe as ka punuar shumë vite në Serbi, që të thuhet për shkak të qëndrimit të gjatë në atë vend. Viktor Ponta nuk e ka as gruan me origjinë serbe, por e ka rumune, kështu që as me martesë nuk mund ta justifikojë shtetësinë. Nuk e justifikon dot as me ndonjë lidhje gjaku apo familjare të të parëve të tij me Serbinë dhe me shtetin serb.

Ish-kryeministri i Rumanisë e ka prejardhjen nga Shqipëria, madje të një kohë të afërt dhe jo në Mesjetë. Siç deklaroi ai vetë në konferencën e shtypit në Tiranë, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri në 18 mars 2014: “Gjyshi im ka ardhur në Rumani nga Voskopoja”. Do të ishte e natyrshme që ish-kryeministri Viktor Ponta të kërkonte shtetësinë shqiptare. Por, me gjithë origjinën dhe gjyshin nga Shqipëria, ai kërkoi dhe mori shtetësinë nga Serbia.

Duke qenë se Viktor Ponta është një ish-kryeministër dhe për më tepër është sot kryetar i Komitetit parlamentar të Rumanisë për Çështjet Evropiane, pra një politikan dhe parlamentar i nivelit të lartë me ndikim në formulimin e politikës së jashtme dhe të marrëdhënieve të Rumanisë me vendet e rajonit, shtetësia e re serbe e tij ngre disa pikëpyetje lidhur me qëndrimin e tij dhe të Rumanisë ndaj Kosovës dhe ndaj Shqipërisë.

Është e kuptueshme se akordimi i shtetësisë serbe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për ish-kryeministrin dhe kryetarin e komitetit parlamentar rumun është shprehje zyrtare e një mirënjohje të thellë për veprimtarinë dhe për qëndrimet proserbe që ai ka mbajtur në postin e kryeministrit dhe në postin e tanishëm të kryetarit të komitetit parlamentar rumun për çështjet evropiane. Akordimi i shtetësisë serbe për ish-kryeministrin rumun është shkallë mirënjohje e Serbisë ndaj tij, më e madhe se çdo dekoratë e lartë serbe. Duket e qartë pse ia dha Serbia shtetësinë, por është e paqartë përse ish-kryeministri rumun e mori këtë shtetësi, çka të shtyn tek lidhje të dyshimta dhe okulte, si ato për të cilat dikur një president rumun e pat akuzuar për lidhje me shërbimin famëkeq sekret komunist, sekuritate. Në Ballkan gjithmonë gjërat janë më të komplikuara nga sa duken.

Kur Viktor Ponta u bë kryeministër i Rumanisë në maj të vitit 2012 në disa qarqe politike dhe diplomatike shqiptare, nuk e di për çfarë arsye u ngrit një shpresë e madhe se Rumania më në fund do ta ndryshonte qëndrimin e saj negativ ndaj Kosovës dhe do ta njihte atë. Origjina shqiptare e kryeministrit dhe e gjyshit, që nuk duhet të harrohet nga ai dhe disa siguri që kryeministri rumun shpërndau në intimitetet e tavolinave të pritjes, duket se nxitën disa qarqe shqiptare të shpresojnë dhe madje ta propagandojnë se Rumania do të rreshtohet në familjen e shteteve, që e kanë njohur Kosovën. Madje, në Tiranë u nxituan ta vlerësonin qëndrimin e kryeministrit Viktor Ponta për Kosovën dhe të shprehnin besimin se në një kohë të shkurtër Rumania do ta njihte Kosovën. Vetë kryeministri Viktor Ponta, në një intervistë me një gazetë të Kosovës në 27 maj 2015, lidhur me njohjen e Kosovës, deklaroi se “Gjërat kanë ndryshuar. Qeveritë janë ndërruar dhe disa vendime të reja për njohjen e Kosovës mund të bëhen”.

Por, “nipi i Voskopojës” harroi edhe gjyshin, edhe Voskopojën, edhe Shqipërinë, dhe nuk ndërmori asnjë hap që Rumania të njihte Kosovën. Nëna adoptuese Serbi duket ishte më e fuqishme se gjyshja Shqipëri dhe kryeministri Viktor Ponta e harroi Kosovën gjatë mandatit kryeministror, siç e ka harruar më shumë tani, që mban postin e kryetarit të komitetit parlamentar rumun dhe është bërë shtetas serb dhe këshilltar i presidentit serb.

Akordimi i shtetësisë nga Serbia është një akt politik zyrtar i besimit dhe i mirënjohjes për atë që Beogradi rri çdo ditë duke lavdëruar shtetet, që nuk e kanë njohur Kosovën. Me sa duket, ky kontribut duhet të jetë merita kryesore e politikanit dhe parlamentarit të lartë Viktor Ponta për marrjen e shtetësisë së Serbisë.

Marrja e shtetësisë së dytë nga një ish-kryeministër, ish-president, ish-ministër apo nga deputetë të Parlamentit, nuk është e njëjta gjë me marrjen e shtetësisë së dytë nga një qytetar i zakonshëm. Në rastin e zyrtarëve dhe politikanëve të lartë përzihen lidhjet dhe interesat politike dhe kombëtare të shtetit që të jep shtetësinë, me personazhin politik, që e merr shtetësinë. Pikërisht pse ka komplikacione dhe shumë të panjohura, një nga shtetet më demokratike të botës, Australia, me Kushtetutë e ka të ndaluar për deputetët të kenë shtetësi të dytë, dhe kohët e fundit ka përjashtuar nga parlamenti i vet të gjithë deputetët, që kishin fshehur shtetësinë e dytë, duke përfshirë edhe disa ministra të qeverisë.

Marrja e shtetësisë serbe nga ish-kryeministri dhe sot kryetar i Komitetit parlamentar për Çështjet Evropiane, nga pikëpamja shqiptare është një veprim negativ për raportet rajonale dhe për raportet e Rumanisë me shtetet, të cilat kanë çështje të hapura midis tyre, si Serbia me Kosovën. Është i njëjti veprim negativ, që bëri ish-kryeministri maqedonas dhe deputet i Parlamentit, Lupço Georgievski, i cili pas ikjes nga posti kryeministror mori menjëherë shtetësinë bullgare. Si në rastin e ish-kryeministrit maqedonas, ashtu dhe në rastin e ish-kryeministrit rumun, dekriptohet lehtë se çfarë politikash dhe çfarë interesash kanë ndjekur ata në kohën, që drejtonin qeveritë e vendeve të tyre.

Rasti i “nipit nga Shqipëria”, që mori shtetësinë nga Serbia, nxjerr në skenë një problem të rëndësishëm të marrëdhënieve dhe të etikës diplomatike në nivelet më të larta. Kjo që ndodhi me ish-kryeministrin Viktor Ponta, që do më shumë Serbinë se Kosovën e Shqipërinë, tregon se sa e gabuar është të nxitosh në diplomaci që t’i afishosh dhe t’i shpallësh “miq të shqiptarëve” apo “miq të Shqipërisë” njërin apo tjetrin politikan ballkanik. Ka një sëmundje të vjetër të politikës dhe të shtetit shqiptar, ku titullarë të tyre qysh në takimet e para me homologët ballkanikë vrapojnë t’i cilësojnë miq të shqiptarëve dhe të Shqipërisë. Ka mbetur si rast manuali në MPJ ai i një ish-ministri të Jashtëm shqiptar, i cili vinte nga një fushë që nuk ka asnjë lidhje me politikën e jashtme dhe me diplomacinë, dhe të cilit i rastisi që në ditët e para të zhvillonte vizitë në Greqi, dhe iu drejtua ministrit të Jashtëm grek me fjalët “i dashur miku im” dhe direkt vetëm me emrin e homologut. Nuk është fjala vetëm se ish ministri ynë shkakton buzëqeshje ironike për këtë shprehje miqësie ndaj homologut, të cilin e takonte për herë të parë. Çështja është se çfarë kompleksi inferioriteti krijohet midis Shqipërisë dhe shtetit, të cilit titullarët e politikës dhe të shtetit tonë i drejtohen pa e merituar me fjalët “miku i shqiptarëve apo miku i Shqipërisë”. Shembujt janë të panumërt, por mjaft të kujtojmë euforinë idiote shqiptare për Papuliasin, Papandreun, Pangallosin, etj.

Në diplomaci miqësitë reale nuk krijohen brenda ditës. Sidomos miqësitë apo miqtë midis shteteve nuk krijohen brenda ditës. Ka një rregull të artë në diplomaci që nuk mund t’i japësh homologut titullin “miku im”, nëse ai nuk është mik i shtetit tënd. Sepse përkufizimi i fjalës “mik” në marrëdhëniet ndërshtetërore ka përmbajtje politike, kombëtare dhe diplomatike. Mjafton të shohësh fjalimet e krerëve të shteteve dhe të diplomacive perëndimore dhe do të keni vështirësi të madhe të gjeni njëherë që mikpritësi francez apo gjerman t’i thotë shtetarit mysafir nga një vend aleat i BE apo i NATO-s “mik i francezëve apo mik i gjermanëve”.

Politika dhe diplomacia shqiptare, duke ardhur nga një traditë e retorikës bizantine dhe komuniste, ku internacionalizmi është mbi interesin kombëtar, nuk kanë arritur ende të shkëputen nga sindromat e së kaluarës. Këto janë çështje të rëndësishme dhe delikate, sepse Shqipëria dhe shqiptarët nuk i kanë aq të shumtë miqtë në Ballkan dhe nuk do të dëshironim që të zhgënjeheshim përsëri nga miqtë fals të ahengjeve ballkanike, siç ndodhi me ish-kryeministrin e Rumanisë apo “nipin e Voskopojës”. /GSH/

Tags: viktor ponta
Previous Post

Ministria e Brendshme nis procedimin penal ndaj oficer Balliut, e kapën me kokainë

Next Post

Horoskopi, 16 Janar 2018/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

droni

droni

Next Post
Horoskopi, 11 Prill 2018/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 16 Janar 2018/ Dhe yjet rrinë..., e flasin për JU

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.