Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku pati sot një takim njohës me gazetarët ku nënvizoi se prioritet mbetet zbatimi i reformës në drejtësi. “Do të ketë shumë ndryshime dhe do të shihni surpriza”, u shpreh ajo.
Duke komentuar situatën aktuale pas largimit të disa prokurorëve Marku u shpreh: “Tensionet nuk janë krijuar prej meje. Prioriteti im është zbatimi i ligjit”
Marku i është përgjigjur edhe pyetjes së gazetarëve nëse do të zhvendosej apo jo drejt Tiranës: “Nuk kam menduar të largohem nga Shkodra pasi e shoh të përkohshëm këtë post”.












