Nje i ri vdiq sot nga plage me arme zjarri ndersa nje tjeter eshte i plagosur. Emiljano Boci, 32 vjec humbi jeten rruges per ne spital ndersa nje 27 vjecar eshte paraqitur ne spital me plage ne shpatull.
Njoftimi i policise:
Më datë 14.01.2018, rreth orës 17.50, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën ” Shefqet Musaraj”, një shtetas ndodhet i demtuar në një automjet.
Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Në rrugën “Shefqet Musaraj”, në një mjet është gjetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.B., 32 vjeç, i cili u dërguar menjëher në spital, ku ka ndërruar jetë.
Ndërkohë në spital ka shkuar i dëmtuar me armë zjarri në shpatull edhe shtetasi M.D., 27 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.












