Shpërthimin e sotëm në mes të Shkodrës ku 7 persona mbetën të plagosur, ish kryeministri Berisha e ka konsideruar si akt tërrorist. Më tej Berisha e lidh krimin edhe më një përpalsje mes bandave të partisë, pa dhënë shpjegime të metejshme.
“Operacioni “Forca e Krimit” godet fuqishem! Bandat e partise vendosin eksploziv ne Shkoder, 7 te plagosur.
Pas Elbasanit dhe Fushe Krujes, sot radhen e goditjes kriminale e kishte Shkodra. Ne kuadrin e operacionit “Forca e Krimit” bandat e partise godasin fuqishem.
Proteste dhe vetem proteste duhet te jete pergjigja jone!”, shkruan Berisha.












