• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RRËFIMI/ Sadija: Ditët në spital me Dritëroin, batutat e tij me mjeken dhe çastet e fundit…

admin by admin
5 February, 2017
in Kulture
0
RRËFIMI/ Sadija: Ditët në spital me Dritëroin, batutat e tij me mjeken dhe çastet e fundit…
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Unë nuk dua të qaj. Jam bërë e fortë për të sepse duhet t’i bëj të gjitha respektet. Kemi jetuar bashkë 55 vite- jemi rritur, pjekur e plakur së bashku”.
Sadije Agolli është ulur në kolltukun ku zakonisht ulej shkrimtari në dhomën e ndenjës. Një grusht njeri, ajo sheh të bijën, Elonën, në sy dhe mbledh veten. I qëndron te koka arkëmortit të bashkëshortit që tanimë është bërë një mal i bardhë me lule. 85 vite la pas, derisa u shua duke lënë pas, gruan, dy fëmijë, nipër e mbesa që e qajnë dhe kujtime e vepra. Është ditënata e tij e fundit në shtëpinë e pallatit me kuba.
“Jam e mpirë. E kam trupin të mpirë, i kam duart të mpira, e kam kokën të mpirë. Unë ende nuk e besoj dot, thotë Sadija në të njëjtën dhomë ku pak kohë më parë, patëm biseduar, qeshur, me cigare në duar e gotat e rakisë në tryezë. Atëherë festonim 85-vjetorin e poetit e shkrimtarit, shihnim fotografi, i shtrëngonim duart e buta, ndërsa sot, të përpin heshtja e dhomës së drunjtë ku u shkruan ‘Shoku Zylo’ a ‘Komisar Memo’”.
Shtëllungat e tymit të cigares së fundit me Dritëroin, enden në kujtimet e mbetura pezull, në një pasdite me shi të 3 shkurtit. Për fat të keq, asnjë nga familja nuk ish me të.
“Mjekët e kishin vënë në qetësues dhe neve na kishin thënë ‘ikni në shtëpi’. Asnjë nga familja nuk qe aty. Kishim folur me një nga mjekët pak minuta më para e na tha ‘është njësoj’. Më pas, doli lajmi që iku. Filluan mesazhet e ngushëllimit, ne kështu e morëm vesh që e humbëm atë”, thonë familjarët.
“Ikëm dhe i thamë, ‘Dritëro, po ikim, do vijmë prapë’. ‘Mirë’, na tha. Këto qenë fjalët e fundit që dëgjuam prej tij”, tha Sadija për bashkëshortin, mbasi na ka treguar se mjekët i jepnin qetësues që të flinte e të mos lodhte trupin.
Kur lajmi kishte dalë në media e mesazhet ngushëllonin familjen, “mjekja na tha ‘ejani se është rëndë’. Ikëm me nxitim por nuk e gjetëm të gjallë”, thotë e shoqja me pendesë, anipse asgjë ndryshe s’ka mundur të bëjë, duke shtuar se “së fundmi e pati lodhur edhe zemra ngaqë sforcohej për të marrë frymë, kishte aritmi”.
Edhe ditët në reanimacion kishte humor.
“I thoshte doktoreshës ‘police’, ngaqë ajo i fliste kur ai donte ta hiqte oksigjenin se e lodhte”.

Kujtimet e fundit
Shtëpia ka hapur dyert e mortit. Sadija, që çdo herë endej nëpër dhomë për t’i sjellë bashkëshortit letër a laps, cigare a ndonjë gotë, sot veçse u flet të gjithëve dhe thotë se do ta mbajë mend për mirë. Kadria, e motra e Kadaresë ka ardhur për ngushëllim dhe i thotë Sadijes se ka bërë gjithë ç’qe e mundur për të shoqin.
“Dritëroi e pati lënë cigaren kohët e fundit. E kish të pamundur ta pinte si dikur. Megjithatë, ndonjë natë, unë ose djali e gjenim zgjuar këtu në sallon. Kish marrë ndonjë cigare nga tonat dhe e pinte në errësirë se nuk e zinte gjumi”.
Ndërsa të gjithë kujtojnë mundimet e saja për shkrimtarin të cilit i pati kushtuar jetën në kuptimin e parë të fjalës, Sadija na tregon se pse Dritëroi nuk donte të shkonte në spital. “U bë më keq dhe i thamë ta çonim në spital. Nuk donte. E refuzonte me forcë. Më thosh se ‘oksigjenin ma vër ti në shtëpi, edhe e mat po ti në shtëpi. Zemrën ma kontrolloni në shtëpi. Nuk dua të shkoj në spital, dua të rri këtu’. Na thoshte ‘s’dua të iki në spital se nuk kthehem më i gjallë, do kthehem i vdekur në shtëpi. Ne mezi e bindëm që ta kishin mjekët në kontroll, sepse i kishte mushkëritë rreth 90% të dëmtuara. Donim të shfrytëzonim çdo mundësi për të”, thotë Sadija, që sot ka zënë vendin e tij.
Në ditët në vijim ajo do merret prapë me dorëshkrimet që ai ka lënë pas, në copa letrash, në blloqe, në fletorka, me shkrimin e tij të pjerrët, që vetë ai i thoshte ‘shkrim pule’.


Sherret e ëmbla, ritet e shenjta
Dritëroi mbahet mend si një njeri i thjeshtë, e njëherësh si një njeri i urtë. Ai nuk para bëhej me nerva. “Rrallë e rrallë ndonjëherë që nevrikosej. Edhe ato herë që ndodhte, nuk e kishte me të keq. Më thoshte ‘maloke’ ngaqë jam nga Shkodra e i thosha ‘malok Kolonje’. Nuk fliste deri në fund, por na dëgjonte e na kuptonte”, thotë e shoqja. Ajo, kujton edhe natyrën tejet sociale të Dritëroit, i cili mundej t’u fliste të gjitha moshave në mënyrat e tyre. “Kohët e fundit dilnim shumë rrallë. E kur ktheheshim, uleshim në ndonjë kafe poshtë. Ai fliste me të gjithë. Nuk ishte mësuar të rrinte mbyllur, ishte mësuar të takonte njerëz.
Përballë trupit të pajetë, është varur në mur një pikturë e shumë e shumë viteve më parë. Sadija thotë se e ka bërë Lume Blloshmi, anipse duket sikur është bërë muajin e fundit, kur ai qe mpakur.
“A mërzitej kur e shanin?”, pyesim me gjysmë zë.
“Jo, aspak. Nuk mërzitej kur e shanin. Lexonim ça thoshin, po i njihnim karakteret e tyre dhe nuk mërzitej. Çdo ditë dilnim e blinim gazetat, vinim e i lexonim, i dëgjonim titujt e faqeve të para. Ai shkruante ditën deri në darkë, unë çohesha në tre të natës e ia shkruaja në makinë shkrimi”.
Sot, vendi i jep lamtumirën e fundit Dritëroit, ndërsa ai do të prehet në banesën e fundit në Tufinë. Një komision shtetëror është ngritur për homazhet në Pallatin e Kongreseve e ceremoninë mortore. GazetaShqiptare

Previous Post

Sot i jepet lamtumira e fundit Dritëro Agollit, homazhet në Pallatin e Kongreseve

Next Post

VIDEO/ I vunë gjobë 25 mijë euro ose do ti vrisnin djalin, si i futi në kurth biznesmeni dy kërcënuesit

admin

admin

Next Post
VIDEO/ I vunë gjobë 25 mijë euro ose do ti vrisnin djalin, si i futi në kurth biznesmeni dy kërcënuesit

VIDEO/ I vunë gjobë 25 mijë euro ose do ti vrisnin djalin, si i futi në kurth biznesmeni dy kërcënuesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.