Furtuna që ka shpëthyer në organin e akuzës nën drejtimin e Kryeprokurores Arta Marku duket se është më e fuqishme seç u paraljmërua.
Prokurorja e Përgjithshme ka vendosur të bëjë lëvizje të tjera të rëndësishme dhe këtë herë në Prokurorinë e Tiranës.
Marku ka emëruar Talentin Preçi dhe Kaso Biberi në rolin e shefave të seksioneve. I pari në sektorin e Krimeve kundër Pronës dhe i dyti në sektorin e Ekzekutimit të Vendimeve.
Ndërkohë Gjergji Tako që ishte në këtë detyrë, kalon prokuror i thjeshtë. Arben Nela dhe Erion Pano do të vazhdojnë të mbajnë detyrën e zv/prokurorëve të Tiranës.












