Mëngjesi i sotëm në qytetin e Durrësit ka nisur me një aksident të rëndë. Një makinë ka përplasur kalimtarin në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Nga përplasja e fuqishme 50-vjeçari ka ndërruar jetë menjëherë. Policia po heton për të zbardhur ngjarje, ndërsa identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur.











