Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë. Fatmirësisht ngjarja ka përfunduar pa të dëmtuar.
Një i ri, ka qëlluar me armë ndaj një vajze 14-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ndërsa është vënë në pranga Bajram Krasniqi, 22 vjeç nga fshati Babunjë.
Burime nga policia thanë se Krasniqi ka qëlluar me automatik ndaj 14-vjeçares, por fatmirësisht ajo nuk ka pësuar plagë. Policia ka sekuestruar armën dhe 3 gëzhoja. Mësohet se ngjarja ka motive të dobëta.












