Në Prokurorinë e Elbasanit sot kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në zyrën e Drejtuesit të Prokurorisë, edhe Dritan Gina i shkarkuar dje nga Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, edhe Ardjan Nezha, drejtuesi i ri i komanduar.
Gina gjatë një konference për mediat ditën e djeshme deklaroi se nuk largohet nga zyra, pasi vendimi i shkarkimit të tij është i paligjshëm. Nezha, nga ana tjetër, u prezantua zyrtarisht në orën 15:00 dje, para stafit të Prokurorisë së Elabsanit.
Mëngjesin e sotëm drejtuesi i ri ka kërkuar të bisedojë kokë më kokë me Drita Ginën, kryeprokurorin e Elbasanit, të shkarkuar nga detyra, për t’i dhënë fund situatës së krijuar në këtë institucion.












