Personi që vrau dy gra shqiptare në Zvicër është nga Kosova ndërkohë që policia tashmë po e merr në pyetje në lidhje me krimin makabër që ka kryer.


Bëhet fjalë për një shtetasi nga Kosova, me inicialet R.B., 54 vjeç, i cili ka rënë në pranga nga policia zvicerane. Besohet se 54 vjecari ka varë gruan e tij, shtetasen me inicialet Alma B, 38 vjeçe dhe një tjetër grua, e afërme e tyre.

Vrasja u krye në qytetin Hausen të Kantonit Aargau. Gazeta zviceriane 20min.ch shkruan se trupat e pajetë të dy grave u gjetën në apartamentin e çiftit. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që policia vijon hetimet.














