• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RELACIONI/ Vetting-u në Polici, Ministria e Brendshme zhvlerëson shprehjen “bravo çuna”

droni by droni
8 January, 2018
in Kronika
0
RELACIONI/ Vetting-u në Polici, Ministria e Brendshme zhvlerëson shprehjen “bravo çuna”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Brendshme ka përgatitur një projektligj për Vetting-un në Polici, që ndonëse është shpërndarë për mendim te grupet e interesit, po mbahet tepër konfidencial.

Top Channel ka mundur të sigurojë një kopje të projektligjit dhe relacionit shoqërues, nga i cili del qartë se policia pranon problemet e rënda që ka në radhët e saj, çka bie ndesh me pretendimet e deritanishme për punën e mirë të policisë në luftën ndaj krimit, të personifikuar nga shprehja “bravo çuna”.

Në projektligjin për Vettingun në Policinë e Shtetit dhe në gardë, policia pranon se ka probleme me korrupsionin, krimin dhe formimin e pamjaftueshëm profesional, që sjellin siguri të brishtë. Duke kopjuar afërisht ligjin për Vettingun në gjyqësor, edhe projektligji në Policinë e Shtetit mbështetet në tre komponentë, pastërtia e figurës, pasuria dhe vlerësimi profesional. “Është e vërtetë”, thuhet në relacionin shoqërues se ka mjaft policë të thjeshtë që janë proceduar për shkelje, por fare pak prej tyre janë zyrtarë të lartë të policisë që kanë patur të njëjtin fat.

Komisioni i Jashtëm i vlerësimit, Komisioni Qendror i Vlerësimit, Komisioni Vendor dhe i Posaçëm do të jenë organet e reja, që sipas projektligjit të Vettingut në polici, do të kalojnë në sitë 11 mijë efektivë të Policisë së Shtetit. Aty përfshihen që nga zinxhiri komandues deri tek inspektoret së bashku me 1 mijë efektivë të Gardës së Republikës si edhe rreth 100 punonjësit e ashtuquajtur Policia e Policisë, pra Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave. Përveç tyre, Vettingut mund t’i nënshtrohen me dëshirë edhe ish-punonjësit e policisë nën moshën 55 vjeç, përfshirë edhe të shkarkuarit nga detyra, por që gjykata u ka dhënë të drejtë, duke shfuqizuar urdhrin e shkarkimit. 287 zyrtarët më të lartë të policisë që nga drejtori i përgjithshëm deri tek shefat e komisariateve do t’i kontrollojë Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, që do të përbëhet nga 15 anëtarët , të zgjedhur nga Inspektorati i Kontrollit të Pasurive, nga bota akademike dhe avokatia. 2700 punonjës të policisë me grada të mesme dhe 115 nga garda përfshi edhe repartet speciale RENEA, FNSH dhe Forcat e Posaçme operacionale do të kontrollohen nga komisioni qendror.

Ndërkohë siç parashikohet, të gjithë efektivët e thjeshtë do të kontrollohen nga 135 anëtarë të komisioneve vendore, shumica e të cilëve do të jetë policë që do ta kalojnë të parët Vettingun nga Komisioni Qendror i Vlerësimit. Kontrollet të cilave do t’u nënshtrohen të gjithë, janë kontrolli i pasurisë, i pastërtisë së figurës dhe vlerësimi profesional. Kontrolli i pasurisë fillon me një vetëdeklarim të efektivit dhe të familjarëve të tij. Në projektligji shkruhet se policët duhet të deklarojnë edhe çdo pasuri të luajtshme me vlerë mbi 300 mijë lekë dhe çdo aset që e ka shitur apo tjetërsuar. Më tej, verifikimi për dosjen e pasurisë kryhet duke marrë informacion nga të gjitha institucionet. Kontrolli i pastërtisë së figurës nis përsëri me një deklaratë të vetë efektivit.

Ndërkohë që edhe në këtë Vetting do të angazhohet edhe drejtoria e sigurisë së informacionit të klasifikuar, shërbimi informativ dhe prokuroria, Interpoli dhe Europoli. Efektivi, sipas projektligjit duhet të deklarojë deri edhe ndryshimin e vendbanimeve, ndryshimin e identitetit nëse ka. Po ashtu, do t’i nënshtrohet edhe testit të drogës dhe varësisë nga alkooli, dhe lojërave të fatit. Një pikë e projektligjit parashikon edhe një kontroll nëse efektivi ka qenë apo jo bashkëpunëtor i ish-sigurimit te shtetit. Një pikë në projektligj lë të hapur mundësinë e përdorimit të makinës së të vërtetës dhe testeve të tjera psikologjike nëse krijohen dyshime se efektivi nuk po thotë të vërtetën. Për kontrollin e figurës do të kontrollohet nëse efektivi ka lidhje me dijeninë e tij me njerëz të botës së krimit dhe a ka shkëmbyer apo jo dhurata e favore me ta. Por ajo që pritet të hapë diskutime në këtë proces është barra e provës që i bie sipas projektligjit efektivit që do të verifikohet për çdo dyshim që do të hidhet ndaj tij, qoftë ai edhe i servirur nga publiku.

Tags: policiVetting
Previous Post

Gjirokastër, sherr me thika në shkollë, plagoset adoleshenti

Next Post

SHIFRAT/ Francë, shqiptarët rekord kërkesash për azil, “parakalojnë” Afganistanin, Haitin, Sudanin e Guinean

droni

droni

Next Post
FOTO/ Familja shqiptare rrezikon të dëbohet nga Franca, shkolla e djalit të tyre bën gjestin e mrekullueshëm…

SHIFRAT/ Francë, shqiptarët rekord kërkesash për azil, “parakalojnë” Afganistanin, Haitin, Sudanin e Guinean

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.