Një sherr me thika ka ndodhur paraditen e sotme në gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër. Si pasojë e sherrit është plagosur një adoleshent i cili është transportuar menjëherë për në spital.

Sipas Policisë, i dëmtuari është konfiktuar me një moshatarin e tij, i cili u ndalua. Sherri ka qenë banal dhe midis dy adoleshentëve ka pasur edhe më parë incidente të vogla jashtë shkollës.

Aktualisht gjimnazisti ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.











