Dy ambasadorë të tjerë kanë qenë sot, vizitorët e radhës në zyrën e kryeprokurores Arta Marku dhe kanë nisur një bashkëbisedim.
“Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku, në këto momente është duke zhvilluar një takim në Prokurorinë e Përgjithshme me Ambasadorin e Republikës së Austrisë, Johann Sattler dhe Ambasadorin e Suedisë në Tiranë, Johan Ndisi. Takimi mbahet në kuadër të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe ndjekjes penale ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme dhe shteteve përkatëse”, njoftoi zyra e shtypit e Prokurorisë së Përgjithshme.












