Gjon Marku, një 51-vjeçar nga Borshi i Sarandës, është arrestuar nga Policia për një sulm të rrezikshëm. Ai akuzohet për goditjen me mykën e sëpatës, fqinjët e tij që për një debat që kishte me ta për pronat.
Pavarësisht se nuk ka qenë tehu, këta persona nga familja e M. Gj., janë lënduar nga goditjet dhe më shumë nga të gjithë, vetë kryefamiljari M. Gj. të cilit ai i ka qëlluar disa herë në kokën.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në ngarkim të shtetasit Gjon Marku, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, të parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.












