Shkrimtari i madh Dritëro Agolli u përcoll ditën e sotme për në banesën e fundit, pasi ndërroi jetë në moshën 85 vjeçare në spitalin e Sanatoriumit në Tiranë.
Por ajo që ra në sy ndër të tjera në homazhet që u mbajtën ishte veshja e deputetit socialist Erjon Braçe. Të shumtë janë komentet në rrjetet sociale, të cilët e kanë kritikuar deputetin socialist për veshje aspak të përshtatshme dhe serioze për një ngjarje të tillë.












