Mbrojtja publike e akademikut kosovar Rexhep Qosja ndaj Saimir Tahirit, vazhdojnë të ngjallin reagime të shumta në Tiranë. Së fundmi, përmes ironisë, ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
Sipas tij është e pabesueshme që një akademik nuk sheh asnjë përgjegjësi te Rilindja, për kanabisimin e Shqipërisë.
“Mbase e emëron Rilindja shef të Fondacionit ‘Qemal Stafa’”, ironizon Manjani.
Statusi i plotë i Ylli Manjanit
E pa besueshme! Një akademik nuk arrin të shohë asnjë përgjegjësi te Rilindja për hashashizimin e Shqipërisë! Kulmi është që edhe për këtë krim kombëtar fajin na e paska opozita!!! Mbase e emëron Rilindja shef të Fondacionit “Qemal Stafa”. Është fiks për këtë detyrë.













