Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasi me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se është ndaluar Omar (Moris) Kadiu 33 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Bergamos, Itali e ka dënuar me 12 vite burg për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur” parashikuar në nenet 81 dhe 609 të Kodit Penal Italian.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.












