Sot rreth orës 18.05 në aksin rrugor Shkodër – Koplik, në vendin quajtur Ura Vrakës ka ndodhur aksident rrugor me pasojë vdekjen.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se një mjet tip “Ford” ka përplasur këmbësorin Gj. I., 66 vjeç banues në fshatin Shtoj Ri, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Drejtuesi i mjetit shtetasi Emiljano Zeneli 35 vjeç, banues në Malësi e Madhe u shoqërua në ambientet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.











