Një 20-vjeçar nga Delvina kallëzoi në polici dy persona të maskuar te cilet e dhunuan dhe me pas grabiten ate ne qytetin e Delvines. Ngjarja ka ndodhur dje te “Kthesa e Frigoriferit” në rrugën “Veli Kallapoli” në Delvinë.
Shtetasi me inicialet A.H, ra pre e grabitjes pasi kishte mbyllur lokalin ku punonte, ndërsa autorët i kanë marrë xhiron ditore. Aktualisht i riu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
njoftimi i policise:
Më datë 03.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, pasi shtetasi A.H, vjeç 20, ka kallëzuar se në Delvinë, pasi ka mbyllur lokalin rrugës për në banesë, te “Kthesa e Frigoriferit” në rrugën “Veli Kallapoli”, dy persona të maskuar, e kanë goditur me grusht dhe i kanë marrë një shumë lekësh të xhiros ditore. Shtetasi A.H ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 139 i Kodit Penal.











