Kompania indiane ‘H-Bots Robotics’ ka nisur punën për të krijuar robotin polic, që do ndihmojnë policinë dhe publikun në detyrat e jetës së përditshme.
Ky lloj roboti mori emrin ‘Robocop’ do ketë aftësi për të drejtuar trafikun dhe për të trajtuar çështjet e sigurisë. Gjithashtu mund të përdoret nga populli, që kërkon zbatim të ligjit.
“Është një robocop, ne e kemi bërë për çështjet e zgjidhjes së problemeve të policisë, sigurisë dhe për zonat e mbyllura si kolegjet apo universitetet. Duhet të japim një shtesë të vlefshme për qeniet njerëzore”, tha Kishhan, themeluesi i kompanisë.
https://youtu.be/EbFtPwdtrSg











