Gjykata e Apelit të krimeve të rënda ka vendosur sot, lirimin e biznesmenit Orest Sota. Lirimi i tij është bërë kundrejt një garancie pasurore prej 50 milionë lekë (të vjetra).
Familjarët e tij janë duke depozituar garancinë në bankë, ndërsa pritet që sot Orest Sota të lirë qelinë e burgut.
Orest Sota u prangos më se dy muaj më parë në Elbasan sepse në makinën e tij u gjetën 863 mijë euro si dhe dy patentat anijesh të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.












