Një tjetër aksident masiv ka ndodhur sot në autostradën Tiranë – Durrës, i treti për sot brenda pak orësh. Përplasja masive ka ndodhur këtë radhë pranë një qendre tregtare mes 4 makinave, ku 3 janë “Volkswagen Golf” dhe “Volkswagen Touareg si dhe një Citroen-i.
Para këtij aksidenti, ndodhi një tjetër mes 3 makinave “Mercedes-Benz” pranë godinës së Albtelecom. Të tre automjetet kanë përfunduar në një kanal pranë rrugës. Fatmirësisht nuk janë shënuar viktima, ndërkohë që akoma nuk dihet shkaku i aksidentit.
Aksidenti i parë ndodhi mes një “Volvo S40” me një “Ford Focus”.














