Si pasojë e motit të keq në Vlorë janë pezulluar udhëtimet e trageteve të linjës Vlorë – Brindisi.
Dallgët që arrijnë në një lartësi deri në 7 ballë në det të hapur kanë bërë që të pezullohet lundrimi edhe i anijeve të peshkimit.
Pritet që tragetet të ankorohen në orët e pasdites pasi të ketë një rënie të dallgëve.











