Një i ri nga Pogradeci është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane, pasi është i dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane me 7 vjet e 4 muaj burg.
Në pranga është vënë Hasan Muçllari, 28 vjeç, banues në fshatin Leshnicë-Pogradec.
Ndalimi i këtij personi është bërë pasi autoritetet gjyqësore italiane, me vendim e datës 26 tetor 2011, e kanë dënuar këtë me 7 vjet e 4 muaj burg, për kryerjen e veprave “vjedhje me dhunë dhe grabitje”.












