Banorët e fshatit Zharrëz në Fier kanë hyrë në ditën e katërt të grevës së urisë, ndërsa gjendja e tyre vazhdon të përkeqësohet.
Ata kërkojnë përmbushjen e premtimeve të qeverisë në fund të muajit dhjetor 2016, kur ndërprenë në mes një tjetër grevë urie. Ndonëse iu premtua dëmshpërblim për dëmet e shkaktura nga kompania “Bankers Petroleum”, deri më tani ata nuk kanë marrë asgjë. Kjo i shtyu të rifuten sërish në grevë.












