Ka nisur dëshminë djali i Ish-kryeminsitrit Sali Berisha, Shkëlzeni, ndonëse anëtarët e komisionit akuzonin Ballën se ishte në konflikt interesi.
Shkëlzen Berisha ka debatuar me Ballën duke e pyetur në nisje se kush e drejtonte komisionin, ndërsa e quajti të dënuar. Ky i fundit tha se këtë komision e drejtonte ai dhe se fillimisht duhej të betohej që të dëshmonte.
Shkëlzen Berisha: Kush e drejton seancën, ju apo i dënuari?
Shkëlzen Berisha: Zoti i dënuar kam një kërkesë paraprake.
Balla: Je mësuar ti të ndryshosh gjyqtarin. Na thuaj gjeneralitetet, se ndryshe nuk kemi si të marrim deklaratën tënde, o zoti jurist.
Ulsi Manjani i kërkon të betohet dhe i jep fjalën.
Shkëlzen Berisha: Zoti Manja kush është drejtues i seancës, ju apo i dënuari?
DRONI.al











