Një incident është shënuar natën e mbrëmshme në Vlorë. Pas reshjeve të ditëve të fundit, një palmë që ndodhej në anë të rrugës kryesore Vlorë – Skelë është rrëzuar e për pasojë ka lënduar një fëmijë të vogël, i cili rastësisht ndodhej aty pranë në ato momente. Fatmirësisht, sipas të dhënave paraprake, fëmija është lënduar pak dhe nuk ka asnjë rrezik për jetën.
Kalimtarë të rastit i kanë ardhur në ndihmë fëmijës, i cili fillimisht është trembur dhe është qetësuar me vështirësi, njofton dritare.net. Mësohet se palma e rrëzuar ishte e kalbur në rrënjë prej thatësirës.
Raste të tilla të ngjashme janë shënuar edhe më parë, e për pasojë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, sidomos kur rrëzohen mbi automjetet e parkuara pranë tyre.













