• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GRAFIKËT/ Paratë e kanabisit zhvlerësuan Euron në kuotat më të ulëta

droni by droni
30 December, 2017
in Ekonomi, Ekonomia, Kronika, Politika
0
Hashashi zhvlerëson monedhën europiane…?!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Euro e mbylli 2017-n në nivelin e 133 lekëve, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, teksa mesatarja për gjithë vitin arriti në 134.1 lekë. Ky është niveli më i ulët në tetë vjet, që prej 2009-s, kur monedha e përbashkët u këmbye mesatarisht me 132.1 lekë. Më pas euro u forcua, duke u stabilizuar për 5 vjet radhazi (2011 – 2015) në nivelin e 140 lekëve. Kërkesa e madhe për valutë, e nxitur dhe nga transferimi i fitimeve të kompanive të huaja, kryesisht të telekomunikacionit dhe oferta e kufizuar për të ishin arsyet kryesore që e mbajtën euron në ekuilibrin e 140 lekëve, ndërsa rolin e stabilizatorit me tregjet ndërkombëtare e mbajti dollari, që shënonte dhe luhatjet më të mëdha, duke u rritur kur euro binte në mënyrë që të ruante raportet e kryqëzuara në tregjet ndërkombëtare . Leku fitonte pikë lehtë ndaj euros gjithnjë në verë dhe në fundvit, si rrjedhojë e efekteve sezonale (turizmit dhe prurjeve të emigrantëve), por pa iu larguar shumë nivelit të 140 lekëve. Thyerja e ekuilibrit të euros filloi në gjysmën e dytë të vitit 2016, sidomos pas muajit tetor, kur monedha e përbashkët humbi pikë me shpejtësi, për të arritur nga rreth 139 lekë në fillim të vitit në 135 lekë në dhjetor. Hyrja e lartë e valutës që filloi të vinte nga ekonomia informale, (viti 2016 shënoi një nivel të lartë të kultivimit të hashashit, që u mboll në prill-maj dhe u korr në shtator-tetor dhe filloi të shitej në tetor), rriti dukshëm ofertën për euro në tregun e brendshëm. Janari 2017 filloi me një nënçmim të lekut, teksa euro u ngjit në nivelin e 137 lekëve, si rrjedhojë e transferimit të fitimeve nga kompanitë e huaja. Por, kjo zgjati shumë pak. Rritja e ofertës për valutë bëri që euro të binte me shpejtësi, duke zbritur në nivelin e 133 lekëve në maj.

Zgjedhjet dhe pika më e ulët e vitit
Në 18 qershor u arrit marrëveshja mes liderit të PD-së, Lulzim Basha, dhe atij të PS-së, Edi Rama, për të hyrë bashkarisht në zgjedhje. Nga ajo ditë deri në zhvillimin e zgjedhjeve euro shënoi një rënie të fortë. Në 27 qershor, 2 ditë pas zgjedhjeve, me hapjen e bankave, euro arriti në nivelin më të ulët të vitit 2017, prej 131.98 lekë , duke reflektuar hedhjen e sasive të mëdha të monedhës së përbashkët në treg, në një periudhë kur nuk ka efekte sezonale. Më pas monedha e përbashkët filloi të rritej, për të rënë sërish në muajt e verës, si rrjedhojë e shtimit të turistëve, që shënuan rekord këtë vit, por pa arritur nivelin e paszgjedhjeve (niveli më i ulët në verë ishte 132.29 lekë për një euro). Në shtator euro iu rikthye tendencës duke u rritur, teksa tregtia u gjallërua dhe kërkesa për valutë u forcua. Në ditët e fundit të vitit, euro ra sërish, duke zbritur nën 133 lekë, po si rrjedhojë e efekteve sezonale, për t’u rritur sërish me afrimin e vitit të ri. Një tjetër dukuri e konstatuar në 2017-n ishte forcimi i monedhës vendase para datës 20 të çdo muaji, teksa kompanitë e huaja, sidomos TAP, që këtë vit ishte në kulmin e investimeve, këmbente eurot për të paguar sigurimet e punonjësve. Edhe eksporti i shërbimeve është përmirësuar vitin e fundit, duke sjellë më shumë valutë, një tjetër faktor që ka rritur prurjet e monedhës së përbashkët, duke neutralizuar efektin e thellimit të deficitit tregtar. Megjithatë, sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deficiti i llogarisë korente (bilanci i parave që hynë dhe dalin nga vendi) për 9 mujorin ishte -519 milionë euro, me një përmirësim prej 116 milionë eurosh nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, që nuk arrin të shpjegojë forcimin e ndjeshëm të euros. Kjo shumë është e barabartë me volumin e këmbimeve valutore në vetëm pak ditë! Për krahasim, në 2013-n, deficiti i llogarisë korente u përmirësua me 176 milionë euro për 9 mujorin, por euro u forcua me 1.5 lekë mesatarisht atë vit (nga 138.8 lekë në 140.3 lekë). Në linjë me euron, edhe dollari ka qenë në rënie të ndjeshme gjatë vitit 2017, duke zbritur nga gati 130 lekë në janar në 111 lekë në fund të 2017-s. Monitor

Tags: eurokanabiszhvleresim
Previous Post

MOTI/ Shiu “merr pushimet” e fundvitit, ja si do të jetë koha dhe temperaturat të shtunë e të diel

Next Post

OFERTA & FOTO GALERI/ Modelja shqiptare “zemërgjerë”: Bëj seks me mua dhe fito para

droni

droni

Next Post
OFERTA & FOTO GALERI/ Modelja shqiptare “zemërgjerë”: Bëj seks me mua dhe fito para

OFERTA & FOTO GALERI/ Modelja shqiptare “zemërgjerë”: Bëj seks me mua dhe fito para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.