Në seancën e sotme Emiliano Shullazi ka dhënë deklarimet në Gjykatën e Krimeve të Rënda për rreth 120 minuta. Në deklarimet e tij Shullazi është shprehur se nuk e ka kërcënuar biznesmenin Ylvi Beqja.
“Ylvi Beqja gënjen, nuk e kam kërcënuar asnjëherë. Më kërkoi ndihmë si ndërmjetës për të ndërmjetësuar në gjykatë për të marrë ish-hotel Vollgën. Kishim kontratë që do më jepte 1 milion e 400 mijë euro nëse do të shiste Hotel Vollgën. Ylviun e njoha në 2011, më tha kam gjyq më ndihmo”, është shprehur Shullazi në Gjykatë.
Emiliano Shullazi akuzohet për një seri gjobash të vendosura ndaj bizneseve në Durrës.











