Një ditë pasi Prokuroria e Tiranës vendosi mosfillimin e hetimeve për skandalin e byzylykëve të mbikëqyrjes elektronike që përdoret për të dënuarit, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, deklaroi sot se Ministria e Drejtësisë e ka ankimuar vendimin pasi ka bindje për ekzistencën e provave.
Deklaratën Gjonaj e bëri në Korçë teksa inspektoi zyrat në varësi të Ministrisë së Drejtësisë në Korçë dhe Pogradec.











